Gjakova proteston për Daorsen: Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje
Në Parkun e Qytetit në Gjakovë është mbajtur sot protesta për të kërkuar drejtësi për Daorsa Spahijën, 25-vjeçaren që humbi jetën tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.
Protestuesit u mblodhën për të shprehur indinjatën dhe për të kërkuar që rasti i Daorsës të hetohet si vrasje dhe jo si vetëvrasje.
“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje! Gratë nuk duhet të kenë frikë nga dashuria. Ne nuk do të heshtim”, ishte thirrja kryesore e protestës, e cila u shoqërua me pankarta dhe mesazhe për drejtësi dhe siguri për gratë.


