Nuk pritej/ Zbulohet dueti surprizë i Genta Ismajlit
Këngëtarja kosovare Genta Ismajli, duket se po I rikthehet fuqishëm tregut muzikor.
Pas duetit me Luana Vjollcën, ajo po përgatit një tjetër surprizë, shkruan Indeksonline.
Në fotografinë e publikuar së fundmi në faqen zyrtare të TBA shihet se ajo gjendet në studio muzikore bashkë me Kobrën.
“Kobra feat Genta se shpejti”, thuhet në mbishkrim.
Fansat janë kureshtar se çfarë projekti po lanson kësaj radhe duke pritur me padurim lansimin e tij./Indeksonline/


