Vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Prishtinë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici, Daut Hoxha, ku bëri të ditur se personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren
“Sot me datë 23.11.2025 rreth orës 18:30 në Autostraden “Ibrahim Rugova” Km 26, drejtimi Prizren – Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (vetaksident) me lëndime. Vetura e përfshirë në këtë aksident është me targa vendore.
Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren dhe sipas mjekut kujdestar nuk ka lëndime të rënda”, ka thënë Hoxha.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

