Rama bashkë me punëtorët e Trafikut protestojnë para Qeverisë
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka dalë para punëtorëve të Trafikut Urban, të cilët po protestojnë para Komunës së Prishtinës. Rama u tha protestuesve që fajtore për situatën e krijuar është Qeveria e Kosovës.
“Më vjen shumë keq në çfarë niveli na ka pru kjo Qeveri me bllokadë. Iu falenderoj për punën që keni bërë gjithë këta muaj, për t’i shërbyer qytetarëve, përkunder sabotazhave, përkundër bllokadave. E dini që edhe ne sikur ju si me pas rrogën tande në bankë, e një zyrtarë i bankës mos me t’i lëshu paret, ashtu dhe qeveria po bënë ndaj komunës. Me paret tona që i kemi të gatshme nuk i lëshon. Prandaj problemi është atje”, tha Rama
E kryetari Rama pasi i takoi protestuesit, së bashku me ta janë zhvendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar protestën./Indeksonline/.


