75 Mall Live Search
10:19 / E Hënë, 24 Nëntor 2025 / KV

Aksident i rëndë trafiku në Dollc të Klinës, përfshihen dy automjete (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Dollc të Klinës, ku dy automjete janë përplasur ballë për ballë.

Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e IndeksOnline, dëmet materiale duken të konsiderueshme dhe të dy automjetet janë dëmtuar rëndë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët po merren me menaxhimin e situatës dhe sigurimin e zonës.

Deri në këto momente, policia nuk është deklaruar lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident./IndeksOnline/