Osmani: Të ndara në harta, por të bashkuara në zemra, vendet tona po afrohen drejt BE-së
Në ceremoninë e përvjetorin e Pavarësisë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, theksoi rëndësinë historike të këtij muaji dhe ditës, duke e quajtur atë një moment që “nuk matet me orë e minuta, por me shekuj”.
Ajo u ndal te rëndësia e bashkimit të shqiptarëve, që sipas saj, ka kaluar përmes periudhave të vështira dhe dhimbjes.
“Ky është muaji kur historia jonë buqet, pikërisht në këtë ditë ne bashkuam amanetet”, tha Osmani.
Në fjalën e saj, Presidentja kujtoi periudhën e errët të historisë shqiptare, kur flamuri shqiptar ishte i ndaluar, dhe shqiptarët u persekutuan dhe u vranë nën regjimin serb.
Ajo theksoi se, pavarësisht përpjekjeve të pushtuesve, “askush nuk mund ta ndalë shpirtin shqiptar”.
“Për dekada me radhë, kur flamuri ishte i ndaluar dhe shqiptarët u persekutuan dhe u vranë, regjimi serb tentoi ta ndalë, por askush nuk mund ta ndalë shpirtin shqiptar. Shqipëria po ecën progresivisht drejt anëtarësimit në BE, dhe me të janë të gjithë shqiptarët”, tha Osmani.
Osmani gjithashtu theksoi se Shqipëria dhe Kosova janë duke ecur progresivisht drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një proces që përfshin të gjithë shqiptarët.
“Vendet tona janë të ndara në harta, por janë të bashkuara në zemra”, përfundoi presidentja.

