Alonso merr vendimin drastik: Ky lojtar nuk do të luajë më për Real Madridin
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso ka vendosur të mos llogarisë më në David Alabën, derisa mbrojtësi austriak të largohet nga klubi.
Kwshtu raporton mediumi spanjoll “El Nacional”.
Kontrata e Alabës me madrilenët skadon në qershor, por në këtë situatë nuk përjashtohet mundësia që largimi i tij të ndodhë që në afatin kalimtar të janarit.
Nën drejtimin e Alonsos këtë sezon, Alaba është aktivizuar vetëm në tre ndeshje, duke grumbulluar rreth 150 minuta lojë. Kjo pasqyron qartë mungesën e besimit që trajneri bask ka te ai.
Alonso vlerëson se Alaba nuk është më në nivelin e kërkuar për të qenë pjesë e formacionit titullar të Real Madridit dhe për të konkurruar për një vend në mbrojtje.
Nëse austriaku nuk largohet gjatë janarit, ai pritet të ketë hapësirë vetëm në ndeshjet e Kupës së Mbretit, pasi në La Liga dhe Champions League, Alonso e ka përjashtuar përfundimisht nga planet e tij. /IndeksOnline/

