KOSTT hap konkurs për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv
Bordi i Drejtorëve i Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike KOSTT ka shpallur konkurs publik për pozitën Kryeshef Ekzekutiv, shkruan Indeksonline.
Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të mbajtur më 21 nëntor 2025. Pozita e shpallur për Kryeshef Ekzekutiv do të ketë mandat 4 vjeçar.
Konkursi është i hapur nga 25 nëntor deri më 15 dhjetor 2025, në orën 23:59.
Sipas njoftimit, kandidatët duhet ti kenë këto kualifikime:
Diplomë universitare; niveli Master ose Doktoraturë përbën përparësi. Preferohet profili i Inxhinierisë Elektrike, minimum 7 vite përvojë udhëheqëse, përvoja në sektorin e energjisë vlerësohet si avantazh.
Aftësi të dëshmuara menaxhuese dhe njohuri të thella për industrinë e shërbimeve publike. Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës angleze. Njohuri të mira për legjislacionin energjetik dhe rregullativet përkatëse etj.
Ndryshe KOSTT, udhëhiqet nga ud. i Kryeshefit Ekzekutiv Shaban Neziri.

