I dolën në prit, vritet këngëtarja në moshë të re
Këngëtarja spanjolle Maria De La Rosa (22) u vra tragjikisht në një sulm me armë zjarri në Los Angeles, të cilin policia e përshkruan si një “pritë”.
Dy persona të tjerë u plagosën rëndë në sulmin i cili ndodhi të shtunën, më 22 nëntor, raporton People, transmeton indeksonline.
Sipas një deklarate nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit, ata morën një telefonatë emergjente nga lagjja Northridge rreth orës 1:25 të mëngjesit sipas kohës lokale. Dëshmitarët thanë se dy burra të panjohur iu afruan makinës së parkuar dhe e qëlluan disa herë.
De La Rosa u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin. Dy viktimat e tjera mbeten në gjendje kritike./Indeksonline/

