Dortmundi i shtohet garës për Fisnik Asllanin
Sulmuesi ynë, Fisnik Asllani është në qëndër të vëmendjes.
Forma e tij te Hoffenheimi dhe te Kosova, ka bërë shumë klube të mëdha të ndjekin 23-vjeçarin.
Ndër klubet e interesuara ishin Bayerni, Barcelona si dhe Roma.
Por tashmë në garë është shtuar edhe Borussia Dortmundi, të cilët e shohin atë si zëvëndësues direkt të sulmuesit, Serhou Guirassy.
“Verdhezinjtë”, kishin shprehur interesim që në verën e kaluar për kosovarin, por që vendosi të qëndronte te Hoffenheimi.
Asllani, numëron 13 paraqitje me Hoffenheimin ku shënoi 6 gola dhe 3 asistime këtë sezon./IndeksOnline/

