Dënohet me 6 vjet burgim i akuzuari për tentimvrasje në Pejë
Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës ka shpallur sot aktgjykimin ndaj të pandehurit A.H., banues në Pejë. Ai është dënuar me 6 vite burg.
“Departamenti për Krime të Rënda, në përbërje me trupin gjykues të kryesuar nga gjyqtari Armend Lokaj dhe anëtarët gjyqtarët Sami Sharraxhiu dhe Petrit Nrecaj, ka shpallur aktgjykimin në çështjen kundër të pandehurit A.H., me vendbanim në Pejë.
Gjykata ka vendosur që të pandehurit A.H. t’i shqiptohet dënim me burgim efektiv prej 6 (gjashtë) viteve për shkak të veprës penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

