75 Mall Live Search
11:41 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / L A

UEFA i beson Genc Nuzës ndeshjen e Conference League

Gjyqtarët kosovarë po marrin vëmendjen e merituar në garat evropiane.

UEFA i ka besuar gjyqtarit Genc Nuza, të gjykojë ndeshjen e fazës së ligës në Conference League.

Nuza, do të gjykojë në ndeshjen Sigma Olomouc-Celje.

Ekipi i tij përbëhet nga Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Vigan Ibërdemaj si asistentët e tij, ndërsa Dardan Çaka dhe Lirim Jashari në sistemin VAR.

Performanca e tyre do të monitorohet nga ish-gjyqtari i famshëm belgu Franck De Bleeckere.

Kujtojmë se ndeshja Sigma Olomous-Celje, do të zhvillohet të enjten në orën 18:45./IndeksOnline/