Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Radoniqi priti në takim ambasadoren kanadeze, Blitt
Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadoren e Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt
Gjatë takimit, kryesuesi Radoniqi e njoftoi ambasadoren Blitt për aktivitetet që KQZ-ja është duke realizuar aktualisht, si dhe për hapat e ndërmarrë në kuadër të procesit zgjedhor.
Ai informoi ambasadoren kanadeze për përgatitjet që po zhvillon KQZ-ja lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Po ashtu, Radoniqi e njoftoi znj. Blitt lidhur me angazhimin e KQZ-së për përmbylljen e procesit të Zgjedhjeve Lokale 2025, respektivisht raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.
Nga ana e saj, ambasadorja Blitt uroi KQZ-në për punën dhe përkushtimin e treguar në proceset zgjedhore dhe shprehu mbështetjen e Kanadasë në fushën që kontribuojnë në zgjedhje.

