U përhapen lajme për vdekjen e saj, ikona e filmit shtrohet në spital
Ikona e filmit francez, Brigitte Bardot, është shtruar në spital në Toulon për herë të dytë brenda vetëm pak javësh.
91-vjeçarja i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në tetor për shkak të një sëmundjeje të rëndë, transmeton Indeksonline.

Shtrirja në spital vjen në kohën kur së fundi dolën ca raportime të rreme për vdekjen e saj. Reagimi i Bardot ishte i qartë.
“Jam mirë”, sqaroi ajo në platformën X.
91-vjeçarja kishte fjalë të forta për ata që filluan thashethemet: “Nuk e di se cili idiot e përhapi këtë lajm të rremë për vdekjen time sonte”. Pastaj shtoi: “Nuk kam ndërmend të them lamtumirë”./Indeksonline/


