75 Mall Live Search
15:40 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / Z S

Punëtori i Trafikut Urban me lot në sy: Më vjen marre prej qytetarëve kur po i shoh që kanë mbetë rrugëve

Një punëtor i Trafikut Urban ka shpërthyer në lot sot gjatë protestës së mbajtur për mos marrjen e pagave për disa muaj.

Ai u pa me lot në sy kur po fliste për qytetarët që siç tha ai kanë mbetur rrugëve.Sipas tij, Komuna duhet të flas me Qeverinë.

Ai madje tha se buxheti i Trafikut Urban është dëmtuar me lirimin nga pagesa të disa kategorive, dhe se lirimi duhet të jetë për kategoritë e caktuara që janë me social, e jo ata që marrin paga.