75 Mall Live Search
16:30 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / BA

Talentet Begu e Jonuzi shkëlqejnë në prova te Hajduku

Ensar Begu dhe Ermal Jonuzi kanë shkëlqyer në provat te skuadra e njohur nga Kroacia, Hajduku i Splitit.

Të dy 17-vjeçarët, pjesë e ekipit U19 te Trepça ’89, dhe janë duke kaluar një periudhë dyjavore testimi në Kroaci, ku po tregojnë vlerat e tyre teknike, fizike dhe profesionale.

Performanca e tyre e deritanishme ka marrë vëmendjen e trajnerëve dhe skautëve të klubit kroat, i njohur për zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe për akademinë e tij elitare.

Një rol kyç në krijimin e kësaj mundësie ka pasur skauti zyrtar i Hajduk Splitit, z. Albin Sahatqija, i cili, në bashkëpunim me z. Arsim Rashica, po vazhdon të hapë rrugë të reja për talentet kosovare që synojnë futbollin evropian. Ky bashkëpunim po rezulton i suksesshëm dhe po u jep të rinjve nga Kosova mundësi reale për t’u dëshmuar në skenën ndërkombëtare.Për komunitetin sportiv të Vushtrrisë dhe mbarë Kosovës, sukseset e Ensarit dhe Ermalit përbëjnë një motivim të madh dhe dëshmi se puna, përkushtimi dhe talenti mund të çojnë tek hapja e dyerve të mëdha. Futbolli kosovar po rritet, dhe këta dy djem janë prova më e mirë se e ardhmja e sportit është në duar të sigurta.