Ronaldo merr lajm të madh nga FIFA, i gatshëm për ndeshjen e parë të Botërorit
Sulmuesi portugez ,Cristiano Ronaldo ka marrë një ljma nga shtëpia botërore e futbollit FIFA.
40 vjeçari ka marrë ‘dënim’ minimal nga FIFA në lidhje me kartonin e kuq të martën kundër Irlandës më 13 nëntor në Dublin, raporton IndeksOnline.
Derisa pritjet ishin që Ronaldo të dënohen me dy apo me shumë ndeshje mos-lojë, Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendur që ta pezullojë atë vetëm me një ndeshje të cilën tashmë e ka ‘vuajtur’ në eliminatoren e Botërorit kundër Armenisë, raporon IndeksOnline.
Kësisoj, Ronaldo do të jetë i disponueshëm për ndeshjen hapëse të Portugalisë në Kupën e Botës 2026.
Kartoni i kuq ishte përjashtimi i parë direkt në karrierën e tij ndërkombëtare me 226 paraqitje. /IndeksOnline/

