Fjalët e para të “Tokit” si trajner i Prishtinës
Afrim Tovërlani ka marrë nën udhëheqje ekipin e FC Prishtinës.
Ai sot ka mbajtur stërvitjen e parë me “Plisat”, teksa ka vlerësuar se rikthimi i tij me ekipin nga kryeqyteti nuk pritej, por që vet futbolli është i tillë: i paparashikueshëm, shkruan IndeksOnline.
“Në futboll nuk i dihet asnjëherë dhe të gjithë e dijmë që trajnerët janë me torbë në krah. Pas një mbledhjeje me kryetarin e Federatës, me të cilin bisedova dhe e falënderoj, bashkë me bashkëpunëtorët e mi të tjerë të gjithë në Federatë dhe futbollistët, vendosa me ardhë te Prishtina – klubi ku kam kalu shumicën e jetës dhe jam rritë” u shpreh ai.
“Toki” deklaroi se e sheh ligën aktualisht të balancuar mirë, dhe se iu nevojitet më shumë punë ekipit, për të luftuar për më të mirën.
Më poshtë prononcimi i plotë i tij:

