Osmani kërkoi që qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi, reagon Koci: Shteti nuk ndërtohet mbi një klimë frike
Avokati Arianit Koci ka reaguar pas thirrjes së Presidentes së Kosovës që qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi, duke thënë se një porosi e tillë nuk mjafton pa ofruar masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve.
Koci tha se shqetësimet për arrestimet arbitrare nga autoritetet serbe janë të kuptueshme, por shtoi se institucionet duhet të veprojnë me plan të qartë.
“Shqetësimi është legjitim. Rreziku është real. Por një shtet nuk ndërtohet mbi një klimë frike. As mbi mesazhe që, pa dashje, prodhojnë ndjenjën e dorëzimit”, shkroi ai.
Sipas tij, paralajmërimet duhet të shoqërohen me veprime, në të kundërtën krijojnë pasiguri tek qytetarët.
“Kur thua ‘mos shkoni’, atëherë duhet të tregosh edhe ‘si do t’ju mbrojmë’ dhe ‘çfarë zgjidhje po ofrojmë’. Përndryshe, thirrja mbetet e cunguar”, theksoi Koci.
Ai listoi disa hapa që, sipas tij, shteti duhet t’i ndërmarrë menjëherë, si sigurimi i rrugëve alternative për diasporën, mbrojtja konsullore e qytetarëve, koordinimi me vendet mike dhe presioni diplomatik ndaj Serbisë.
Postimi i plotë:

