75 Mall Live Search
21:31 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / B XH

Klubet e Premierligës në garë për ‘dështakun’ e Milanit

Santiago Gimenez i ka javët e numëruara të Milan.

Sulmuesi meksikan pritet të largohet gjatë merkatos së janarit, vetëm një vit pasi u transferua nga Feyenoord në afatin dimëror për shumën prej 35 milionë eurosh.

Sipas Calciomercato.com, për sulmuesin meksikan ka interes nga dy klube të Premier League: Brentford dhe Sunderland.

Ish-drejtori sportiv i Romës, Florent Ghisolfi, aktualisht te Sunderland konsiderohet admirues i madh i Gimenezit, ndërsa edhe Brentford shihet si një kandidat serioz për të siguruar shërbimet e tij.

Në anën tjetër, Milani synon të arkëtojë të paktën 30 milionë euro nga shitja e lojtarit, një shumë e afërt me atë që investoi për kartonin e tij.

Gimenez ka pasur një sezon të zbehtë deri tani, duke shënuar vetëm një gol në 11 ndeshje, dhe ai erdhi në Kupën e Italisë. /IndeksOnline/