Adrola publikon disa foto, por vëmendjen e merr Capital T me komentin e tij (Foto)
Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë së fundmi disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet më elegante se kurrë.
Bukuria e saj natyrale dhe prezenca brilante vetëm sa e rikujtojnë faktin pse Adrola vlerësohet prej vitesh si një nga femrat më të bukura shqiptare, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë, këtë herë nuk ishin vetëm fotografitë që morën vëmendjen e publikut. Në qendër të interesit u vu komenti i reperit të njohur Capital T, me të cilin prej kohësh përflitet se Adrola ka një lidhje.
Reagimi i tij në postim ka ndezur sërish thashethemet për romancën e dyshes, duke i bërë ndjekësit të “shpërthejnë” me komente e dyshime të reja.


