“Urimë syrrush”, nëna me urim të veçantë për Rita Oren
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 35-të.
Me këtë rast nuk kishte se si të mungonte urimi nga nëna e saj, Vera Ora, transmeton IndeksOnline.
“Bebja ime Rita Pita. Ke po të njëjtin shkëlqim në sytë e tu, vetëm se tani skena është më e madhe, zog!
Zemra ime është ende vendi yt për t’u mbështetur. Gëzuar ditëlindjen, TË DUA @ritaora ⭐️ Urime ditëlindjen, syrrush.”,ka shkruar ajo./IndeksOnline/

