Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit, policia jep detaje
Është dëmtuar me mjete të forta nga persona të panjohur një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok, njofton Policia e Kosovës.
Sipas raportit të policisë, rasti ndodhur mes datave 22-25 nëntor të këtij viti.
Policia jep detaje po ashtu se dëmi është bërë pikërisht në (bajpas), në vendin ku ka ndodhur sulmi një vit më parë.
“Zubin Potok 22-25.11.2025 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

