Shkëndija niset për në Prishtinë, nesër luan ndeshjen ndaj Dritës në “Fadil Vokrri”
Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija e Tetovës është nisur për në Prishtinë.
Shkëndija nesër luan ndeshjen e rëndësishme ndaj Dritës nga Gjilani, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline
Ndeshje kjo e rëndësishme për fazën e ligës në UEFA Conference League.
Kujtojmë që kjo ndeshje pritet të zhvillohet nesër (e enjte) nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pritet të ketë një numër të madh të tifozëve./Indeksonline/

