Mediat italiane shkruajnë për vdekjen e papritur të Shpat Kasapit
Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në moshën 40- vjeçare, raportuan mediat italiane.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, megjithëse portali i lajmeve Gazeta Express e përshkroi atë si një ” sulm fatal në zemër “, transmeton Indeksonline.
Kush ishte Shpat Kasapi
Kasapi është një nga këngëtarët më të famshëm dhe të dashur në skenën muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 , në Tetovë të Maqedonisë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Që në moshë të vogël, Shpati mori pjesë në festivale me këngë për fëmijë dhe fitoi çmimin e tij të parë në moshën 13 vjeç. Ai shpejt u bë një idhull i të rinjve për stilin e tij modern , meloditë e lehta dhe performancat energjike./Indeksonline/

