Rëndohet bilanci: 13 të vdekur në Hong Kong, më shumë se 700 zjarrfikës po luftojnë me flakët
Bilanci i zjarrit që përfshiu disa ndërtesa në Hong Kongu, është rritur në 13 të vdekur dhe 15 të plagosur.
Mediat raportojnë se në vendngjarje ndodhen më shumë se 700 zjarrfikës, të cilët po luftojnë me flakët në kompleksin rezidencial Wang Fuk Court, ku banojnë rreth 4,600 persona.
Qeveria ka nderuar zjarrfikësin 37-vjeçar që humbi jetën gjatë operacionit, duke e përshkruar atë si “të përkushtuar dhe trim”.

