75 Mall Live Search
19:28 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Z S

Tri palë zgjedhje për një vit, Kusari-Lila: E kemi tepruar, nga vera e kam ditur ku po shkojmë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila ka folur në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të reja, të cilat janë të tretat për këtë vit.

Ajo sonte në emisonin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se këtë vit është tepruar, derisa u shpreh se e ka ditur që nga vera se kah po shkohet.

“Këtë vit e kemi tepruar, ka shkuar jashtë asaj të imagjinueshmes që kemi pasur shumica prej nesh”.

“Përkundër që shumë herët, prej pjesës së verës e kam parë deri ku po shkojmë, kam qenë ndër të paktët që kam thënë “zgjedhjet janë zgjidhje”, edhe pse edhe brenda VV-së më thonin jo se përfundojmë njëjtë”, është shprehur ajo.