75 Mall Live Search
20:48 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / Z S

Ish-deputeti Gani Dreshaj në listën e AAK-së për deputet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur rikthimin e ish-deputetit Gani Dreshaj në garën për Kuvendin e Kosovës, duke e konfirmuar atë në listën e Aleancës për zgjedhjet e ardhshme.

Haradinaj e cilësoi Dreshajn si një prej bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve më besnikë të Aleancës. Ai theksoi se përkushtimi i Ganiut për Kosovën dhe diasporën është dëshmi se shqiptarët, pavarësisht ku jetojnë, mbeten të bashkuar në shërbim të vendit.

“Ganiu ka qenë dhe është besnik i Aleancës. Përkushtimi i tij i vazhdueshëm për Kosovën dhe diasporën dëshmon se nuk kemi qenë kurrë të ndarë, por të bashkuar nga çdo vend i botës për Kosovën”, u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se dinamizmi i Dreshajt, si në punë ashtu edhe në jetë, përbën vlerë të shtuar për Aleancën dhe për Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/