Çfarë jete, super modelja bëhet me shtëpi që kap miliona euro
Super modelja posedon tre shtëpi në Florida , por Daily Mail zbulon se Gisele Bündchen i ka shpenzuar përsëri paratë në një shtëpi mahnitëse me gjashtë dhoma gjumi ngjitur me atë ku jeton aktualisht.
Shtëpia e re luksoze e modeles bjonde ndodhet në lagjen luksoze Surfside të Miamit dhe vlen 14.5 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Fotot e siguruara ekskluzivisht nga Daily Mail tregojnë se ka terrene të mirëmbajtura me palma dhe një pishinë të madhe.

Sipas një liste vila madhështore ka gjithashtu gjashtë banjo, pajisje “të nivelit të lartë” dhe një spa private duke e bërë perfekte për “jetesën bregdetare”./Indeksonline/




