Hamza për zgjedhjet: Jemi të përgatitur, partia më e madhe s’pati interes për institucione
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se janë të përgatitur për zgjedhjet që do të mbahen më 28 dhjetor.
Ai u shpreh se kjo gjë ka qenë e qartë që nga qershori, sepse sipas tij, partia me numrin më të madh të ulëseve në Kuvend, nuk ka pasur interesim e as vullnet që t’i japë vendit institucione.
“Jemi të përgatitur për zgjedhje, për mua ka qenë bukur e qartë qysh në qershor që ne do të vijmë në këtë moment, për shkak se partia e cila ka dalur me numrin më të madh të deputetëve, ulëseve në Kuvendin e Kosovës, nuk ka shprehur interesim, vullnet, nuk ka bërë veprime që t’i japë vendit institucione, ka krijuar bllokada, ka krijuar pengesa të paarsyeshme vetëm që të vijmë në këtë moment këtu”, u shpreh Hamza./Indeksonline/

