75 Mall Live Search
12:39 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / S Z

Qeveria në detyrë ndan 250 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës, premton 1 milion për kualifikim në Botëror

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar në mbledhjen e Qeverisë se Kosova do të shpërblehet për suksesin historik në fushatën e kualifikimeve për Botërorin 2026, me 250 mijë euro për kalimin në play-off.

Ndërsa, ai ka theksuar se 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë, dhe 1 milion euro nëse kualifikohet në Botërorin 2026.

“Në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim 500 mijë euro. Në rast të kualifikimeve zotohemi për 1 milionë euro shpërblim”, ka thënë Kurti.

Kosova do të luajë më 26 mars në Bratislavë kundër Sllovakisë.

Në rast fitoreje, përfaqësuesja do ta luajë ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botëror në Prishtinë, ndaj fituesit të ndeshjes Turqi – Rumani.