75 Mall Live Search
14:20 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / P M

Kurteshi: Jemi kundër certifikimit në Kllokot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për 18 komuna në të cilat u mbajtën në rundin e dytë zgjedhor më 9 nëntor 2025.

Rezultatet u certifikuan për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klina, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Gjatë kësaj mbledhje të KQZ-Së nga kryesuesi i saj, Kreshnik Radoniqi tha se asambleja komunale e Istogut nuk votohet sot pasi ka ende çështje që mund të parashtrohen ankesa.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ-së, Sami Kurteshi deklaroi se janë kundër certifikimit të rezultatit zgjedhor për komunën e Kllokotit.

“Votojmë për të gjitha, por votojmë kundër certifikimit në Kllokot” , tha ai.

Gjatë kësaj mbledhje janë miratuar edhe kërkesat për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal, sipas komunave, për zgjedhjet lokale 2025.

Javë më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet e 20 komunave tjera, ku fituesit janë zgjedhur në raundin e parë të mbajtur me 12 tetor 2025