75 Mall Live Search
17:27 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / Z S

Ky është 28-vjeçari që vdiq në aksidentin tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Akil Gjeçi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.

I riu me origjinë nga Tropoja dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës, raporton JOQ.

28-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në spital./Indeksonline/