Aksident trafiku në Hajvali, bllokohet qarkullimi në një pjesë të Prishtinës
Para pak minutash është raportuar për një aksident trafiku në lagjen Hajvali të Prishtinës. Në aksident janë përfshirë dy mjete të rënda, një Rimorkio dhe një Betonjerkë, shkruan IndeksOnline.
Si pasojë e aksidentit, një pjesë e komunikacionit në këtë zonë është bllokuar, ndërsa policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.


