75 Mall Live Search
19:16 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / Z S

Abdixhiku thirrje mërgimtarëve: Regjistrohuni, çdo votë përcakton të ardhmen e atdheut tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se është takuar sot me asamblistët më të votuar nga mërgata.

Ata, sipas liderit të LDK-së, e kanë bërë të mundur që kjo parti të dalë e para nga vota e bashkëatdhetarëve.

Postimi i plotë:

Takuam sot asambleistët më të votuar nga Mërgata – ata që, bashkë me kandidatët e tjerë, bënë të mundur që për herë të parë LDK të dalë e para nga vota e bashkëatdhetarëve tanë.

Ky është një moment historik për LDK-në dhe një mesazh i qartë nga mërgata jonë.

Nga ky takim, bashkë me ta, përsërisim thirrjen për regjistrim. Kemi edhe 9 ditë kohë.

Çdo ditë vlen e çdo votë përcakton të ardhmen e atdheut tonë.Bashkatdhetarët që në fundvit vijnë në Kosovë, nuk kanë nevojë për regjistrim.

Ju presim këtu, në votë dhe në festë! ✌️./Indeksonline/