75 Mall Live Search
21:46 / E Enjte, 27 Nëntor 2025 / H F

Publikohen emrat, ja kush janë 24 personat që dyshohet se janë pjesë e grupit shqiptar që trafikoi 1300 kg k*kainë drejt Italisë

Media italiane ka bërë publike emrat e 24 personave të dyshuar për të cilët u lëshuan fletë arreste nga Gjykata e Breshias pasi janë pjesë e grupit shqiptar që besohet se brenda 5 viteve ka trafikuar drejt Italisë mbi 1.300 kg kokainë.

Gjykata e Breshias lëshoi 21 masa arresti dhe 3 masa arresti shtëpiak për 24 të dyshuar. Sakaq janë sekuestruar edhe asete me vlerë 3 milionë euro, 550 mijë euro cash, 130 kg lëndë narkotike heroinë dhe kokainë e cila, në rast se do të hidhej në treg mund të arrinte vlerën e rreth 12 milionë eurove.

Publikohen emrat, ja kush janë 24 personat që dyshohet se janë

Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj janë të arrestuarit nga policia e shtetit shqiptar pas masës arrest në burg të lëshuar nga Gjykata e Breshias