75 Mall Live Search
00:34 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / MSH

Një person i shtrirë në rrugë, ambulanca dhe policia intervenojnë në qendër të Prishtinës

Një person është hasur i shtrirë sonte, në rrugën “Luan Haradinaj”, në qendër të Prishtinës.

Dyshohet se viktima në fjalë është goditur aksidentalisht nga një veturë, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet relevante të policisë dhe ato të ndihmës së parë.

Teksa policia po heton rrethanat e rastit, ekipi mjekësor po përkujdeset për kontrollimin e situatës vitale të viktimës.

Ende nuk dihet asgjë për gjendjen shëndetësore të tij.

Më poshtë pamje: