75 Mall Live Search
08:04 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / G T

E goditi padashje, bashkëlojtari e lëndoi rëndë mesfushorin Isco

Isco dhe Sofyan Amrabat u dëmtuan brenda 10 minutave të para të ndeshjes Betis – Utrecht (2:1) në UEFA Europa League.

Gjatë një përplasjeje të paqëllimshme mes tyre, Isco mori goditje të fortë në tibinë e djathtë dhe u largua nga loja në minutën e 10-të me dhimbje të mëdha, shkruan Indeksonline

Vetëm pak minuta më vonë, edhe Amrabat u detyrua të dalë për shkak të dhimbjeve në këmbë.

Pavarësisht dëmtimeve të dy titullarëve, Betis arriti fitoren 2:1, por të dy lojtarët pritet të mungojnë në ndeshjet e ardhshme, duke krijuar shqetësim të madh te skuadra./Indeksonline/