75 Mall Live Search
08:59 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / P M

I dyshuari në arrati, detaje se si ndodhi plagosja e të miturës në Vushtrri

Një e mitur është plagosur mbrëm në Vushtrri, pasi që një person shtiu me armë ndaj axhës së saj dhe familjes.

Policia e Kosovës njofton se sipas ankuesit i dyshuari ka shtënë dy herë me armë ndaj familjes ku e plagosur mbeti e mitura, që rezulton të jetë vajza e vëllait.

I dyshuari është arratisur.

“Ankuesi mashkull kosovar,  ka njoftuar policinë se në drejtim të tij dhe familjes së tij ka shtënë dy herë me armë i dyshuari mashkull kosovar,  ku ka mbetur e plagosur në krah vajza e vëllait të ankuesit (e mitur). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim të policisë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë (pushkë 10-she) dhe 14 fishekë. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.