Vetëm gjashtë skuadra s’kanë humbur deri tani në UEFA Conference League, në mesin e tyre edhe Drita
Skuadra nga Superliga e Kosovës mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Shkëndijës së Tetovës në stadium “Fadil Vokrri”.
Kush e kishte menduar, që në katër ndeshje, Drita të mos pësonte humbje në UEFA Conference League!?
Skuadra kosovare është në mesin e gjashtë skuadrave në këtë kompeticion nga 36 gjithsej, që s’kanë humbur ende, shkruan Indeksonline
Katër ndeshje, dy fitore, dy barazime, tetë pikë dhe shumë pranë për të siguruar fazën tjetër./Indeksonline/


