Krasniqi për 28 Nëntor: Dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin më fort se kurrë
Ish- kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ku ka uruar festën e 28 Nëntorit. Ai ka theksuar rëndësinë historike dhe emocionale të kësaj dite për kombin shqiptar.
“Urime 28 Nëntorin – ditën kur historia flet me zërin e heronjve dhe zemrat e shqiptarëve rrahin më fort se kurrë”, shkroi Krasniqi.
Ai shtoi se kjo është dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin më fort se kurrë dhe kur kujtohen sakrificat e të parëve për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

