Presidentja Osmani në Ditën e Pavarësisë: “Rroftë flamuri, rroftë kombi shqiptar!”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shqiptarët kudo që jetojnë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë historike dhe emocionale të flamurit kombëtar.
Ajo kujtoi se 113 vjet më parë, në Vlorë u ngrit flamuri që bashkoi zemrat e shqiptarëve anembanë trojeve, transmeton IndeksOnline.
Osmani u shpreh se ngritja e flamurit sot është një nderim jo vetëm për Ditën e Pavarësisë, por edhe për sakrificat e gjithë kombit, nga Vlora në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, si dhe në çdo cep ku jeton mërgata shqiptare.
Njoftim i saj i plotë:


