75 Mall Live Search
14:48 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / G T

“Cold” rikthehet pikërisht në temperaturat e ulta, Palmer i gatshëm për Arsenalin

Chelsea ka marrë një shtysë të madhe para derbit të fundjavës ndaj Arsenalit, pasi ylli i skuadrës, Cole Palmer, është rikthyer dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen.

Lajmi është konfirmuar nga vet klubi londinez, duke sjellë entuziazëm te tifozët “Blu”, shkruan Indeksonline

Pas mungesës së shkurtër për shkak të një problemi fizik, Palmer është rikthyer në stërvitje dhe pritet të jetë plotësisht në dispozicion të trajnerit Enzo Maresca.

Kthimi i tij vjen në një moment vendimtar, pasi Chelsea të dielën pret në Stamford Bridge liderin e Premier League, Arsenalin./Indeksonline/