75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / S Z

Arrestohen dy persona në Shtime, vodhën produkte ushqimore në një qendër tregtare

Dy persona janë arrestuar në Shtime, nën dyshimin për vjedhje tëodukteve ushimore e gjësende tjera  në një qender tregtare.

Policia njofton se me datë 27.11.2025, rreth orës 18:40, policia në Shtime është njoftuar nga sigurimi i një qendre tregtare në rrugën “Tahir Sinani” se dy persona dyshoheshin për vjedhje të produkteve ushqimore dhe gjësendeve të tjera. Personat e dyshuar ishin ndalur nga sigurimi deri në mbërritjen e policisë.

Njësia e hetimeve ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar dy të dyshuarit: Sh. Z. , rreth 20 vjeç dhe F. Z., rreth 15 vjeç, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë procedurave  zyrtare, janë sekuestruar sendet e vjedhura, ndërsa personat e dyshuar janë intervistuar. I mituri është marrë në pyetje në prani të avokatit mbrojtës dhe prindit, sipas procedurave ligjore.

Nga veprimet hetimore është konstatuar se të dyshuarit kishin ardhur në Shtime me një veturë të tipit Renault, me targa vendore, e cila kishte rezultuar e vjedhur po atë ditë në qytetin e Skenderajt.

Në lidhje me këtë, është njoftuar stacioni policor në Skenderaj për të vazhduar trajtimin e rastit të vjedhjes së veturës. 

Për rastin e vjedhjes së kryer në territorin e Shtimes, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar prokurorin e shtetit.