75 Mall Live Search
15:20 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / G T

U ndëshkua me të kuq sepse goditi bashkëlojtarin, trajneri i Evertonit tregon se a e fitoi apelin!?

Everton ka konfirmuar se apeli i tyre për kartonin e kuq të dhënë Idrissa Gueye në ndeshjen kundër Manchester United është refuzuar.

Mesfushori u ndëshkua për një goditje ndaj bashkëlojtarit të tij, Michael Keane, gjatë një momenti tensioni në fushë. Si rezultat, Gueye do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të klubit, shkruan Indeksonline

Trajneri i Everton, David Moyes, komentoi situatën: “Everton apeloi kartonin e kuq që iu dha Idrissa Gueye. Apeli u refuzua”.

Ky incident kishte tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave, por tashmë situata mes lojtarëve është në gjendje fantastike./Indeksonline/