75 Mall Live Search
18:31 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / F.R

Hamza në Washington, takohet me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe DASh-it

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nga vizita e tij në Washington ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me zyrtarë të lartë amerikanë, mes tyre Charles McLaughlin, Ndihmës Special i Presidentit Donald Trump, si dhe Mark Fleming nga Departamenti i Shtetit.

Hamza përmes një postimi në facebook bëri të ditur se në takim u diskutua zhvillimin politik e ekonomik të vendit, si dhe në domosdoshmërinë që institucionet e Kosovës ta kenë prioritet forcimin e raporteve strategjike me SHBA-në, shkruan IndeksOnline.

Ai theksoi se për PDK-në interesi shtetëror mbetet mbi çdo gjë, duke përfshirë rritjen ekonomike, investimet strategjike dhe riparimin e plotë të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

“I sigurova zyrtarët amerikanë se për mua dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë: përqendrim në rritje ekonomike, investime strategjike dhe riparim të plotë të marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë.Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane. Kjo mbështetje mbetet jetike në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, ka shkruar Hamza./IndeksOnline/