75 Mall Live Search
19:30 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / F.R

Aksident në autostradën Elbasan-Tiranë, 8 makina përplasen në dalje të tunelit

Një aksident i rëndë rrugor, ku janë përfshirë tetë makina, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë Bërzhitës, në dalje të tunelit në drejtim të Tiranës.

Në vendngjarje janë dy ambulanca, dy zjarrfikëse dhe patrulla policie, të cilat po menaxhojnë situatën, raporton topchannel.

Mësohet se aksidenti ka shkaktuar kryesisht dëme materiale, ndërsa dy persona marrin ndihmë mjekësore në ambulancë.