75 Mall Live Search
22:14 / E Premte, 28 Nëntor 2025 / H F

Befason Leo, publikon video me Lelen! “Ndarja” u bë sa për vëmendje!

Leo ka publikuar së fundmi një video të vjetër nga koha kur ai dhe Lela ishin banorë në Big Brother VIP Kosova, duke rikthyer një moment të njohur për fansat e çiftit, transmeton IndeksOnline.

Nga ana tjetër, dihet se Leo dhe Lela i kanë dhënë fund lidhjes së tyre muaj më parë, duke e mbyllur publikisht romancën.

Por publikimi i kësaj videoje ka ndezur debat në rrjete sociale. Shumë ndjekës po e shohin si një sinjal të mundshëm se dyshja mund të jenë duke u afruar sërish, ndërsa të tjerë dyshojnë se gjithçka është vetëm një lëvizje për vëmendje.

Screenshot

A është ky hap i Leo-s shenjë pajtimi, apo thjesht një strategji mediatike? Për momentin, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes tyre.