Dua Lipa thyen rekord, 1 miliard klikime me “New Rules” (Foto)
Dua Lipa është emri më i ri në industrinë e muzikës botërore, ndërsa dita-ditës po ngjet shkallët e suksesit me pjesëmarrjeve në evente, koncerte e me projekte të reja muzikore, shkruan Indeksonline.
Së fundmi këngëtarja kosovare me famë botërore përmes një fotografie dhe mbishkrimi ka treguar që kënga e saj “New Rules” ka kapur 1 miliard klikime.
Dua ka zgjedhur një fotografi kur ka qenë fëmijë ku shihet me telefon në dorë ndërsa shkruan :
“Kam kapur telefonin dhe kuptova se unë jam artistja më e re femër që ka kapur 1 bilion klikime në një video muzikore.”
Ndryshe Dua së fundmi lansoi projektin “IDGAF”./Indeksonline/