Trump optimist për marrëveshjen me Ukrainën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ishte optimist, pas bisedimeve midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe administratës së tij mbi mënyrat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Duke folur në bordin e ”Air Force One”, ai iu referua Ukrainës që ka “probleme të vogla të vështira” dhe tha se skandali i korrupsionit në vend “nuk ishte i dobishëm”.
Trump nuk iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse çështja do të pengonte bisedimet e paqes, duke deklaruar pak më pas se “mendoj se ka një shans të mirë që të mund të arrijmë një marrëveshje”.
Edhe një herë, Trump shprehu bindjen e tij se si Rusia ashtu edhe Ukraina dëshironin t’i jepnin fund luftës.
Presidenti i SHBA-së konfirmoi se i dërguari i tij special, Steve Witkoff, do të takohej me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë javën e ardhshme, megjithëse nuk dha një datë specifike.

